VIDEO/ Ndeshje bamirësie me djalin e Ronaldos, Ronaldinho shënoi një gol magjik dhe u përkul para publikut

VIDEO/ Ndeshje bamirësie me djalin e Ronaldos, Ronaldinho shënoi një gol magjik dhe u përkul para publikut

17:06, 02/12/2021

Braziliani legjendar Ronaldinho tregon se e ka ende në këmbë “magjinë e futbollit” dhe ndonëse i tha lamtumirë në vitin 2015, ai shpesh vesh këpucët e futbollit dhe u kujton fansave anembanë botës disa nga magjitë që ka treguar gjatë karrierës së tij.

Së fundmi, Dinho ka qenë pjesë e një miqësoreje bamirësie në Algjeri, teksa pjesë e saj ishte edhe djali i një tjetër legjende, Ronaldo fenomenit.

Legjenda e Brazilit realizoi hat-trick, por goli i tij i tretë tërhoqi më së shumti vëmendjen, teksa me një parabol mposhti portierin kundërshtar.

Goli i brazilianit entuziazmoi tifozët në tribuna dhe në fund Ronaldinho u përkul para tyre në shenjë mirënjohjeje dhe i falënderoi për pritjen.

Në aksionin humanitar, shkruajnë mediat në Brazil, që u organizua në Algjeri, u mblodhën më shumë se 30 tonë ushqime të cilat do të shpërndahen në fund të këtij viti.

Ndeshja përfundoi me fitoren e skuadrës në të cilën luajti Ronaldinho dhe rezultati përfundimtar ishte 9:5.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco