Eriksen kryen seancën e parë stërvitore pas 173 ditësh nga sulmi në zmemër që pësoi në Europian

Eriksen kryen seancën e parë stërvitore pas 173 ditësh nga sulmi në zmemër që pësoi në Europian

15:19, 02/12/2021

Thuajse 6 muaj pas arrestit kardiak në fushë, që shokoi botën e futbollit, danezi Christian Eriksen rikthehet të stërvitet.

Plot 173 ditë nga incidenti, fantazisti ka zbritur për të kryer një stërvitje kardio-vaskulare, të mbyllur me disa goditje në portë.

Eriksen ndodhet në Adalen të Danimarkës bashkë me familjen e tij dhe seancën stërvitore e ka kryer në kompleksin stërvitor në klubit të Odenses, klub në të cilin fantazisti është rritur.

Ky është një sinjal mjaft i bukur, që konfirmon dëshirën e danezit për të vijuar të luajë ende futboll dhe tashmë mbetet për t’u parë se si do të reagojë trupi i 29-vjeçarit, pas rritjes graduale të ngarkesës.

Aktualisht Eriksen po bashkëjeton me një defibrilator artificial, çka ia bën të pamundur aktivizimin e tij me Interin, por mund të luajë në kampionate të tjera si ai holandez, anglez, apo edhe danez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco