Klopp vlerëson ekipin: Më pëlqeu ajo që pashë, ishte paraqitja më e mirë që kemi bërë

Klopp vlerëson ekipin: Më pëlqeu ajo që pashë, ishte paraqitja më e mirë që kemi bërë

16:24, 02/12/2021

Liverpooli i Jurgen Klopp është një tjetër skuadër që po shkruan histori me germa të arta.

Skuadra e tij shënoi katër gola në një ndeshje në “Goodison Park” kundër Evertonit në Premier Ligë për herë të parë që prej triumfit 5-0 në nëntorin e vitit të largët 1982.

“Më vonë do ta shijoj ndeshjen duke e parë, sepse tani e di rezultatin dhe kjo ndihmon. Kisha momente që i shijova shumë. Më pëlqeu ajo që pashë dhe ishte paraqitja më e mirë që kemi bërë.

Bëmë një hap të madh në përmirësimin tonë dhe faktin që mund të bëjmë ndeshje të tilla, edhe pse përballë kishim një rival shumë të rëndësishëm. Mund t’i lëmë emocionet jashtë”, ishin fjalët e teknikut gjerman pas suksesit.

Pozicionimet tona në fushë e bënë shumë të vështirë që ata të na arrinin. Dhuruam një gol pa asnjë arsye, por ajo ndodhi. Tifozët ishin të zemëruar dhe ne ua rikthyem gjallërinë. Pas pjesës së parë ne e kontrolluam sërish. U treguam djemve dy apo tri situata dhe mënyrën se si ata mbrohen.

Mund ta kishim dërguar Manenë dhe Salahun shumë më tepër në situata një kundër një. Ishte një ndeshje për notën 9 për secilin nga djemtë, përveç disa momenteve”, shtoi Klopp.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco