Guardiola thyen rekordin e Fergusonit në Premier League

Guardiola thyen rekordin e Fergusonit në Premier League

13:37, 02/12/2021

Pep Guardiola festoi ndaj Aston Vilës fitoren e tij të 150-të në Premier Ligë dhe theu një rekord, duke u bërë trajneri që e arrin më shpejt këtë shifër, pas vetëm 204 ndeshjesh (Fergusonit iu deshën 247).

“Ne erdhëm këtu për të luajtur kundër një skuadre të pabesueshme me cilësi dhe lojtarë klasi. Por, mënyra sesi luajtëm në pjesën e parë, por edhe në të dytën, ishte madhështore.

Pësuam gol në minutën e parë të pjesës së dytë, kështu që ishte e vështirë. Por, luajtëm me personalitet të madh. Ishte një ndeshje shumë e mirë”, vlerësoi tekniku katalanas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco