Ancelottit i pëlqejnë ‘vuajtjet’ e Realit

Ancelottit i pëlqejnë ‘vuajtjet’ e Realit

13:22, 02/12/2021

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur pas fitores përballë Bilbaos që e ka shkëputur me 7 pikë në krye ekipin e tij.

Kjo ka qenë pa dyshim një nga fitoret më të vuajtura të Realit të tij, por vetë Ancelotti është i qetë dhe mjaft i kënaqur edhe për këtë fakt.

“Kjo skuadër ka shumë cilësi për të fituar edhe me vuajtje. Fundi ka qenë i tensionuar sepse Atletiko po na vinte në vështirësi, por kjo më ka pëlqyer së tepërmi, sepse kemi treguar se dimë të mbijetojmë. Pjesa e parë ka qenë mjaft e mirë, por nuk kemi finalizuar rastet e krijuara.

Në pjesën e dytë na është dashur të vuajmë përballë një ekipi që nuk kishte pësuar asnjë humbje jashtë fushës së vet në këtë sezon. Ishte një ndeshje e vështirë për t’u administruar”, deklaroi tekniku i madrilenëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco