Tuchel e pranon: Për herë të parë Chelsea ishte me fat, vodhëm 3 pikë

Tuchel e pranon: Për herë të parë Chelsea ishte me fat, vodhëm 3 pikë

11:44, 02/12/2021

Chelsea ka marrë një fitore të vuajtur përballë Watfordit, duke ruajtur kreun në Premier League.

Në fund të takimit trajneri gjerman, Tomas Tuchel, e ka pranuar se londinezët kanë pasur fatin me vete.

“Nuk kemi qenë Chelsea, nuk kemi qenë vetvetja. Nuk ishim aspak gati për këtë ndeshje. Ndoshta kam gabuar për të gjetur qasjen e duhur ndaj takimit. Nuk kemi qenë në gjendje të përballojmë presionin e Watfordit. Ata ishin gjithnjë një hap përpara nesh. Nuk është se nuk kemi krijuar raste, por në fund kemi marrë më shumë nga çfarë meritonim.

Ka qenë një fitore me shumë fat. Nuk dua të ndalem gjatë në këtë takim, pasi nuk është e zakonshme për ne të luajmë në këtë mënyrë.

Unë mendoj se për herë të parë duhet ta pranojmë se kjo ishte një fitore me shumë fat. Në fund kemi vjedhur tri pikë”, ka thënë Tuchel.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco