Dembele nuk ndryshon kurrë sjellje, edhe në festë shkon 1 orë me vonesë

Dembele nuk ndryshon kurrë sjellje, edhe në festë shkon 1 orë me vonesë

11:21, 02/12/2021

Futbollistët dhe stafi i Barcelonës darkuan së bashku të mërkurën, pas ftesës së marrë nga Pedri, i kthyer nga ceremonia e “Topit të Artë” me çmimin e lojtarit të ri më të mirë në Europë.

Në fakt, kjo darkë shërbeu edhe si takim shumë i rëndësishëm në prag të një jave kyçe gjatë së cilës do të përcaktohet edhe fati i ekipit “blaugrana” në Champions.

Sikurse shpjegon “El Mundo Deportivo”, në darkë ishte i pranishëm edhe Xavi Hernandez dhe pjesa tjetër e stafit teknik të skuadrës.

Nuk mungonte as Kun Aguero, i cili ka mbetur jashtë skuadrës për shkak të aritmisë në zemër, që i ka vënë në diskutim serioz vijimin e karrierës.

Por, është dikush që te Barcelona që nuk ndryshon kurrë sjellje: I vetmi lojtar që mbërriti një orë me vonesë ishte Ousmane Dembele. Nuk thonë kot, “vesi del me shpirtin”!

24-vjeçari francez ka marrë një ultimatum nga Barcelona për rinovimin e kontratës brenda datës 15 dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco