Messi fitoi Topin e Artë për herë të shtatë dhe Cristiano Ronaldo nuk është aspak i lumtur

Messi fitoi Topin e Artë për herë të shtatë dhe Cristiano Ronaldo nuk është aspak i lumtur

09:58, 02/12/2021

Lionel Messi fitoi të hënën Topin e Artë të shtatë pasi mposhti në garë sulmuesin e Bayern Munichu Robert Lewandowski dhe Karim Benzema të Real Madrid.

Pas shpalljes së rezultateve të Topit të Artë 2021 nga revista franceze e lajmeve France Football, disa ish-lojtarë e trajnerë, kritikuan vendimin për t’i dhënë Messit Topin e Artë.

 

Ndër ata që mendojnë se Messi nuk duhet të kishte fituar Topin e Artë 2021 është rivali i përhershëm i ish-yllit të Barcelonës, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo iu drejtua seksionit të komenteve të një faqeje të rastësishme fansash, ku shprehu mosmarrëveshjen e tij me rezultatin.

 

Në një postim të gjatë duke shpjeguar pse Messi nuk duhej të kishte fituar Topin e Artë 2021 dhe se si Ronaldo është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, sulmuesi portugez komentoi duke thënë “fakte”. Postimi kishte gjithashtu një deklaratë përmbyllëse ku shkruhej: “Pavarësisht nga këto çmime, CR7 do të mbetet gjithmonë më i miri në histori”.

 

Të tjerë që kanë kritikuar Messin për fitimin e Topit të Artë këtë vit përfshijnë disa emra të mëdhenj nga bota e futbollit si Jurgen Klopp, Oliver Kahn, Toni Kroos, Iker Casillas dhe Lothar Matthaus.

Shumica e këtyre kritikëve thanë se kishte lojtarë të tjerë që e meritonin të ishin përpara Messit në listë.

 

Pasi e uroi Messin për fitimin e çmimit, Oliver Kahn tha se Robert Lewandowski e meritonte më shumë. Kahn tha se nuk ka dyshim se Messi është një nga lojtarët më të mirë, por Lewandowski meritonte më shumë për shkak të performancës së tij të qëndrueshme në nivelin më të lartë për dy vitet e fundit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco