Zbulohet oferta e Manchester United për Haaland

Zbulohet oferta e Manchester United për Haaland

08:46, 02/12/2021 Emërimi i gjermanit Ralf Rangnick në pankinën e Manchester United pritet të sjellë një ndryshim rrënjësor në qasjen e klubit të famshëm anglez në merkaton e futbollistëve. Trajneri 63-vjeçar do të jetë në stolin e Old Trafford deri në fund të sezonit, më pas do të marrë postin e drejtorit sportiv të klubit. Sido që të jetë, në të dyja pozicionet do të thotë fjalën e fundit kur vjen puna për blerjen e lojtarëve. Objektivi i tij i madh për sezonin e ardhshëm është Haaland. Për të arritur nënshkrimin me talentin e madh norvegjez, sipas “Bild”, Manchester United po përgatit një ofertë prej 118 milionë eurosh. Mbërritja e Rangnick është parë në Angli dhe Gjermani si një lëvizje strategjike e Manchester United për të nënshkruar me Haaland, pasi trajneri gjerman mban një miqësi të madhe me Alf-Inge, babanë e sulmuesit të Borussias së Dortmundit, por ai ishte gjithashtu një nga zbuluesit e norvegjezit, pasi e mori fillimisht te Salzburgu, para se ta bashkonte me Leipzigun. Prania e Rangnick në “Old Trafford” i jep Manchester United një avantazh të caktuar, por klubi anglez duhet të jetë i përgatitur për të konkurruar konkurrojë gjigantë të tjerë evropianë si Manchester City, PSG apo Reali i Madridit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco