‘Kupa Maradona’/ Argjentina dhe Napoli bëhen bashkë dhe organizojnë projektin madhështor

‘Kupa Maradona’/ Argjentina dhe Napoli bëhen bashkë dhe organizojnë projektin madhështor

17:53, 30/11/2021

Presidenti i klubit italian ka zbuluar se po punojnë për të organizuar një turne për nder të Diego Armando Maradonës.

Aurelio De Laurentis në një intervistë ka bërë të ditur se janë duke punuar me Kombëtaren e Argjentinës për të organizuar ndeshjen e quajtur “Kupa e Maradonës”.

“Kupa Maradona” do të luhet më 14 dhjetor në Arabinë Saudite për të nderuar legjendën argjentinase, një vit pas vdekjes së tij.

Barcelona dhe Boca Juniors takohen për Kupën Maradona, por Napoli çuditërisht nuk u përfshi në turne për të nderuar kujtimin e legjendës.

Presidenti i Napolit tha se janë duke punuar në një projek të ri së bashku me ekipin e Argjentinës.

“Ne po punojmë me Ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio dhe ambasadorin argjentinas, për të organizuar një ndeshje më 24 maj 2022″.

“Një ndeshje mes Napolit dhe Argjentinës do të luhet këtu në Napoli. Ne do ta quajmë atë “Kupa e Parë Maradona”.

Serie A përfundon më 22 maj dhe De Laurentiis dëshiron të nderojë ish-futbollistin e tyre përpara se lojtarët të shkojnë me pushime.

Presidenti i Napolit dëshiron ta mbyllë sezonin me një festë të madhe për nder të Maradonës, i cili vdiq në moshën 60 vjeçare nëntorin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco