Ronaldo mohoi se dëshiron ta kalojë Messin për numrin e ‘Topave të Artë’, video e vitit 2019 tregon të kundërtën

Ronaldo mohoi se dëshiron ta kalojë Messin për numrin e ‘Topave të Artë’, video e vitit 2019 tregon të kundërtën

17:38, 30/11/2021

Cristiano Ronaldo mohoi deklaratën e redaktorit të “France Football”, Pascal Ferre, i cili kishte thënë se CR7 donte të kalonte Lionel Messin për numrin e “Topave të Artë” të fituar.

“Ambicia e vetme e Ronaldos është që kur ta lërë futbollin, të ketë fituar trofeun e ‘Topit të Artë’ më shumë se Leo Messi. Unë e di, sepse ka qenë vetë ai që ma ka thënë”, ka deklaruar Ferre, redaktori i France Football, i cili është organizatori i këtij çmimi prestigjioz, i cili përfundoi për herë të shtatë në duart e Messit.

Ronaldo është përgjigjur ashpër në profilin e tij në Instagram dhe ka shkruar se Ferre gënjen dhe se nuk ka ambicie të kalojë Messin për numrin e Topave të Artë, prej të cilëve tani ka dy më pak.

Megjithatë, duket se Ronaldo ka harruar atë që ka thënë në vitin 2019.

Në një intervistë që i ka dhënë Piers Morgan, Ronaldo e bëri të qartë se qëllimi i tij ishte të kishte më shumë Topa të Artë se Messi.

“Cilin rekord e dëshironi më së shumti ta kishit?” e pyeti Morgan.

"Më shumë “Topa të Artë” në historinë e futbollit. Do të doja që kjo të ndodhte dhe mendoj se e meritoj. Messi është një djalë fantastik, një lojtar fantastik dhe një nga më të mirët në histori. Por unë mendoj se duhet të kem gjashtë, shtatë ose 8 Topa të Artë. Gjithsesi më shumë prej tij”, tha Ronaldo dy vite më parë.

Ndoshta Ronaldos nuk i ka pëlqyer fakti se Morgan ka thënë se ai ia ka rrëfyer personalisht se dëshiron të fitojë më shumë “Topa të Artë” se Messi, por që e ka thënë diçka të tillë shihet në këtë video.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco