Toni Kroos kritikon vendimin për t’i dhënë Messit “Topin e Artë”: Absolutisht nuk është e merituar

Toni Kroos kritikon vendimin për t’i dhënë Messit “Topin e Artë”: Absolutisht nuk është e merituar

16:33, 30/11/2021

Toni Kroos është lojtari i radhës që ka kritikuar vendimin për t’i dhënë çmimin e “Topit të Artë” yllit argjentinas, Lionel Messit.

Reprezentuesi gjerman tha se çmimi për Messin ishte “absolutisht i pamerituar” dhe beson se bashkëlojtari i tij te Real Madridi duhet ta kishte marrë vendin e parë në procesin e votimit, përcjell Demokracia.com.

“Absolutisht nuk është e merituar”, tha Kroos në podkastin e tij zyrtar.

“Nuk ka dyshim se Messi, me Ronaldon, ka qenë lojtari i dekadës së fundit, por këtë vit duhet të kishte pasur të tjerë përpara tij”.

“Për mua, Benzema do të kishte qenë numri një nëse do të kërkonit vërtet lojtarin më të mirë individual të vitit të kaluar, sepse unë mund ta shoh nga afër se çfarë futbollisti i jashtëzakonshëm është ai”, shtoi Kroos.

Sulmuesi francez zuri vendin e katërt në votimin për çmimin e sivjetshëm që jepet nga revista franceze “France Football”.

Në vendin e dytë u pozicionua Robert Lewandowski, kurse i treti Jorginho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco