Zyrtare: Bayern – Barcelona do të luhet pa tifozë

Zyrtare: Bayern – Barcelona do të luhet pa tifozë

14:30, 30/11/2021

Ndeshja e 8 dhjetorit në mes të Bayern Munchen dhe Barcelonës, në Champions League do të luhet pa praninë e tifozëve.

Kështu bëri të ditur në një intervistë për “Bayerischer Rundfunk”, kryeministri i Landit të Bavarisë Markus Soder.

Ai e ka arsyetuar vendimin për të mos lejuar hyrjen e tifozëve në stadiume për shkak të situatës së keqe të infeksioneve me CCOVID-19 që vuan vendi.

“Është e rëndësishme të vendosim sot në mënyrë unike për të gjithë vendin që spektatorët të mos pranohen. Nëse kjo nuk funksionon në nivel federal, ne do ta bënim të vetëm në nivelin bavarez”.

Soder ka bërë edhe një postim në Twitter.

“Futbolli ka një rol të rëndësishëm si shembull. Tani për tani ne duhet të reduktojmë kontaktet kudo”.

Një ndalesë e tillë do të vlejë së paku deri në fund të vitit.

Kjo pasi që gjendja me COVID-19 në Gjermani është shumë e keqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco