Hajnat vjedhin një televizor në stadiumin 'Riza Lushta' në Mitrovicë

Hajnat vjedhin një televizor në stadiumin 'Riza Lushta' në Mitrovicë

20:26, 29/11/2021

Hajnat kanë thyer dhe kanë vjedhur një televizor dhe disa gjësende të tjera në stadiumin “Riza Lushta” në mbrëmjen ndërmjet 28 dhe 29 nëntorit, shkruan Syri.net Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit KF Trepça 89’ e cila ka kërkuar nga policia e Kosovës që të bëjë patrullime më të shpeshta në mënyrë që të parandalohet kjo dukuri.

Njoftimi i plotë i lëshuar nga KF Trepça 89’:

Stadiumi Riza Lushta cak i hajnave.

Në mbrëmjen ndërmjet 28 dhe 29 Nëntorit thyhen dyert e stadiumit dhe hajnat depërtojnë në zyrën e sekretarit dhe nga aty vjedhin një televizor dhe disa gjësende të imta.

Lusim organet e rendit që të shpeshtojnë patrullimin rreth objektit të Stadiumit ku siq dihet fatkeqësisht në murin e pjesës Lindore të Stadiumit janë disa vrima ku prej aty edhe po depërtojnë keqbërësit.

Lutemi që ky të jetë rasti i fundit se sië dimë edhe para dy viteve pati ndodhur i njëjti rast kur janë thyer zyret dhe janë vjedhur disa gjera që kanë të bëjnë me Dokumentacionin Administrativ të klubit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco