Dështoi me Italinë duke e lënë jashtë Botërorit 2018, Ventura e mbyll karrierën si trajner

Dështoi me Italinë duke e lënë jashtë Botërorit 2018, Ventura e mbyll karrierën si trajner

16:40, 12/11/2021

Xhanpiero Ventura ka zgjedhur ditën e ndeshjes Itali-Zvicër për të zyrtarizuar largimin si trajner i futbollit.

73-vjeçari la jashtë Italinë në Botërorin e vitit 2018, ku të kaltrit u eliminuan në “Play-Off” nga Suedia.

Në mikrofonat e “TuttoMercatoWeb”, Ventura sqaroi këtë vendim.

“Kam vendosur t’i jap fund karrierës së trajnerit. Nuk dua të merrem më me fjalime të shumta. Pas 37 vitesh futboll me shumë kënaqësi dhe disa momente negative, mendoj se është e drejta ime të ndërmarr jetën time tani. Vitet kalojnë, dua ta shijoj jetën”, përfundoi Ventura.

73-vjeçari më parë ka trajnuar skuadra si Torino, Sampdoria, Bari, Verona, Napoli, Kaljari dhe Udineze.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco