Eliminatoret ‘Katar 2022’/ Gjermania e Kroacia të pamëshirshme, Portugalia ngec në Irlandë

Eliminatoret ‘Katar 2022’/ Gjermania e Kroacia të pamëshirshme, Portugalia ngec në Irlandë

22:50, 11/11/2021

U luajtën sot disa prej ndeshjeve kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022”, fazë të cilës po i vjen fundi për të përcaktuar finalistet dhe ekipet që do të kualifikohen me playoff.

Portugalia e Cristiano Ronaldo-s ngec në Dublin, aty ku Irlanda ka arritur një barazim 0-0 dhe në fund madje ka shënuar por pozicioni jashtë loje e ka bërë të pavlefshëm golin.

Kombëtarja luzitane nuk ka gjetur dot golin dhe Cristiano Ronaldo është bllokuar më së miri.

Tashmë, do të duhet një sforco në ndeshjet e fundit për Portugalinë, pikërisht ndaj Serbisë, një finale e vërtetë, pasi të dyja ndodhen barazim me pikë.

Gjermania e kualifikuar ka bërë stërvitje ndaj Lihtenshtejn duke fituar me rezultatin e thellë 9-0, pasi miqtë mbetën me dhjetë futbollistë që në fillim.

Fitore e thellë edhe për Kroacinë, që në Maltë triumfon 1-7, por Rusia mbetet 3 pikë larg.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco