Përzgjedhësi i Kosovës për ndeshjen me Jordaninë: Duhet të kemi besim, ndeshjet duhet të fitohen

Përzgjedhësi i Kosovës për ndeshjen me Jordaninë: Duhet të kemi besim, ndeshjet duhet të fitohen

18:21, 09/11/2021

Kosova do të përballet nesër me Jordaninë në një miqësore që zhvillohet nga ora 18:00, ndërsa katër ditë më vonë më 14 nëntor luan me Greqinë në kualifikimet e Kupës së Botës.

 

‘Dardanët’ për këto dy ndeshje do t’i drejtojë Primoz Gliha që ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës.

“Futbollistëve u kam thënë që duhet të mundohemi të fitojmë çdo ndeshje, e njoh mjaft mirë mentalitetin e Kosovës”.

“Mendoj që ekipi ynë duhet të ndryshoj në aspektin e respektimit të kundërshtarëve pasi i respektojmë shumë kundërshtaret dhe kjo po na kushton, duhet të mundohemi të marrim rezultate të mira”.

“Për mua nuk ka ndeshje miqësore pasi çdo ndeshje është e rëndësishme dhe nesër ndaj Jordanisë kërkojmë vetëm fitore”, ka thënë ai fillimisht.

Trajneri gjithashtu foli për futbollistët që do të mungojnë në këto dy duele.

“Ne kemi disa mungesa të katër apo pesë futbollistëve, por kjo për mua nuk është e rëndësishme pasi kemi futbollistë të tjerë që duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi”.

“Disa futbollistë kanë kërkuar të lirohen nga grumbullimi shkaku i situatave të tyre me klubet, dhe ne i kemi mirëkuptuar pasi është fundi i vitit, por në ndeshjet e marsit do të jetë situatë tjetër”, deklaroi Gliha.

Përzgjedhësi gjithashtu tregoi nëse do të drejtojë Kosovën edhe pas këtyre dy ndeshjeve.

“Kjo pyetje është për presidentin e Federatës. Unë jam i fokusuar te këto dy duele, dua të kthej besimin te futbollistët pasi nuk duhet të kemi frikë nga asnjë kundërshtar”.

“Sa kam drejtuar ekipin e të rinjve të Sllovenisë ne jemi përballur me ekipe shumë të forta, dhe nuk kemi pasur frikë kundër askujt, këtë mentalitet dua ta bëjë edhe te Kosova”.

“Duhet të provojmë të bëjmë më të mirën e mundshme, nëse nuk jemi për këtë qëllim së bashku me ekipin atëherë pse jemi grumbulluar këtu”, deklaroi ai.

Gliha dha mendimin e tij për futbollistët që Kosova ka në mesfushë.

“Mesfushorët tanë janë shumë të talentuar në ofanzivë, janë si futbollistët brazilianë dhe kanë teknik mjaft të mirë, por në defanzivë nuk janë të mirë dhe duhet të përmirësohen”, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco