Luhen sot tre ndeshje në Kategorinë Superiore, vëmendjen e merr derbi Tirana-Partizani

Luhen sot tre ndeshje në Kategorinë Superiore, vëmendjen e merr derbi Tirana-Partizani

08:27, 28/04/2024

Java e 33-të e Kategorisë Superiore do të vijojë edhe sot me tri ndeshjet e tjera.

Dy do të luhen në orën 15:00 dhe në 19:00 është derbi i kryeqytetit.

Në 15:00, Egnatia dhe Vllaznia do të përballen sërish së bashku, ashtu si në mesjavë në Kupë, por me ndryshimin se sfida do të luhet në Rrogozhinë.

Vendi i parë pret të dytin, me Egnatian që duket komode në krye e shkëputur me 8 pikë.

Për Vllazninë, sot debuton në stol trajneri Bërdaric.

Po në orën 15:00, Kukësi, tashmë finalist i Kupës, pret Teutën.

Verilindorët vetëm matematika i mban në lojë për mbijetesë.

Ndërsa durrsakët duan fitoren për të shmangur pozicionin e play-out-it.

Java e 33-të do të mbyllet me derbin Tirana-Partizani.

Një sfidë jetike për bardheblutë, që duan zonën “Final 4”, ndërsa nga ana tjetër, të kuqtë vijnë disi më komodë, por gjithsesi, ende nuk e kanë siguruar pjesëmarrjen mes katër skuadrave më të mira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco