Lëndohet Pogba, ky futbollistë do ta zë vendin e tij te Kombëtarja e Francës

Lëndohet Pogba, ky futbollistë do ta zë vendin e tij te Kombëtarja e Francës

16:43, 09/11/2021

‘Gjelat’ pak ditë më parë publikuan listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës.

Kombëtarja e Francës më 13 nëntor e pret Kazakistanin, ndërsa më 16 nëntor i shkon Finlandës.

Për këto takime pak ditë më parë Didier Deschamps bëri të ditur listën me futbollistët e ftuar.

Por, sot është bërë një ndryshim i detyruar në listë ku është larguar Paul Pogba ndërsa vendin e tij do ta zë Jordan Veretout.

Pogba pak ditë më parë pësoi një lëndim në kofshën e djathë dhe është dashur të tërhiqet nga dy ndeshjet e radhës të Francës.

Ndërkohë, Veretout ka luajtur vetëm katër ndeshje me Kombëtaren e Francës në karrierë, ndërsa dy ndeshjet e radhës do të jenë mundësi e mirë për të, që të shfaq talentin e tij.

Kujtojmë që Franca është shumë afër të kualifikohet në Kupën e Botës pasi prin në grupi D me 12 pikë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco