Rudiger i skadon kontrata në verë

Rudiger i skadon kontrata në verë

09:14, 09/11/2021

Qendërmbrojtësi Antonio Rudiger në muajin e fundit nuk ka biseduar me Chelsean për rinovimin e mundshëm të kontratës.

Gjermani është pjesë kyçe e formacionit të Thomas Tuchel, por në rast që gjërat nuk ndryshojnë, do largohet në verë si agjent i lirë.

Gazetari i Sky Sports, Dharmesh Sheth thotë se në këtë muaj nuk ka pasur asnjë negociatë ndërmjet klubit dhe përfaqësuesve të gjermanit.

“Nuk ka bisedime në muajin e fundit mes përfaqësuesve të Antonio Rudiger dhe Chelsea për kontratën e re”.

Ndërkohë, Rudiger në të kaluarën ka treguar se është i lumtur te Chelsea, sidoqoftë pëlqehet nga top klubet evropiane, si Bayern Munich, PSG dhe Real Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco