U emërua trajner i Barcelonës, Guardiola ka një këshillë për Xavin

U emërua trajner i Barcelonës, Guardiola ka një këshillë për Xavin

09:06, 09/11/2021

Xavi Hernandez është tashmë trajneri më i ri i Barcelonës dhe direkt kanë filluar ta krahasojnë me Pep Guardiolën.

Tekniku i Manchester City ka dëgjuar për këtë gjë dhe ka reaguar menjëherë.

“Unë nuk kam qenë i krahasuar asnjëherë me askënd dhe Xavi nuk ka pse të krahasohet me ndokënd.  Laporta e ka zgjedhur atë sepse Xavi është një profesionist i vërtetë dhe koha do e tregojë këtë gjë.

Ai e njeh mirë klubin e Barcelonës dhe do të sjellë energji pozitive në klub. Një energji të cilën ai e sillte në kohën kur ishte mesfushori i tyre, një ikonë e vërtetë e futbollit. Ai gjithmonë sheh anën pozitive të gjërave. Me klasin e tij jam sigurt që ai do të bëjë shumë mirë te Barcelona.

Unë i them Xavit vetëm që mos të dëgjoj zërat e krahasimeve me mua apo me dikë tjetër, por të punojë siç di vetë ai dhe të lejë gjurmë dhe emër si një trajner i klasit të lartë siç ka qenë si një lojtar i klasit të lartë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco