Deschamps këshillon ‘Gjelat’ ta marrin seriozisht ndeshjen me Kazakistanin

Deschamps këshillon ‘Gjelat’ ta marrin seriozisht ndeshjen me Kazakistanin

22:41, 08/11/2021

Franca është shumë afër kualifikimit në “Katar 2022”. Kampionët në fuqi të botës, renditen në krye me 12 pikë në Grupin D të eliminatoreve të Botërorit, teksa mjafton një fitore për siguruar zyrtarisht vendin e parë.

“Gjelat” presin Kazakistanin në shtëpi (13 nëntor), ndërsa tre ditë më vonë udhëtojnë drejt Helsinkit për t’u ndeshur me Finlandën vendase.

Gjatë konferencës për shtypin, Didier Deschamps fton djemtë e tij ta marrin seriozisht sfidën shtëpiake me Kazakistanin.

“Vetëm një gjë ka rëndësi, kualifikimi në ‘Katar 2022’. E gjithë energjia dhe vëmendje ime janë të fokusuara në realizimin e objektivit.

Gabojmë nëse mendojmë se jemi kualifikuar sepse luajmë me Kazakistanin. Do të arrijmë në këtë ndeshje me të gjithë forcat dhe vullnetin tonë për të fituar.

Çfarë mësimesh duhet të nxjerrim nga viti 2021? Asnjë! Unë analizoj çdo ndeshje dhe çdo turne, por mos më kërkoni një përmbledhje, pasi mungojnë edhe dy ndeshje.

Franca ime mbetet një nga kombëtaret më të forta në botë. Duhet të qarkullojmë topin ndaj Kazakistanit, ndeshja që luajtëm në transfertë kundër tyre nuk ishte aspak e thjeshtë.

Duhet të respektojmë kundërshtarin dhe të futemi në fushë më të vendosur se kurrë, nuk duhet t’u japim asnjë shans atyre”, deklaroi Deschamps.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco