De Jong dështon te Barcelona, klubi i bën gati largimin

De Jong dështon te Barcelona, klubi i bën gati largimin

22:11, 08/11/2021

Luuk de Jong i ka orët e numëruara në Barcelonë. Kështu shkruan gazeta katalanase “Sport”, që thekson se klubi “blaugrana” po kërkon një mënyrë për të prishur marrëveshjen e transferimit për një sezon që ka nënshkruar në verë me Sevillan, skuadër e cila zotëron kartonin e sulmuesit holandez.

31-vjeçari, i transferuar në Katalonjë me kërkesën e Ronald Koemanit, nuk është në planet e Xavi Hernandezit, trajnerit të sapoemëruar në vend të holandezit.

Luuk de Jong do të hyjë në historinë e Barcelonës si një nga ato nënshkrimet e çuditshme të Barçës që përfundojnë në dështim.

Vetëm pak muaj kanë mjaftuar për të treguar se nuk e ka nivelin për të luajtur në radhët e Barçës.

Klubi katalanas dëshiron ta heqë qafe sa më parë dhe që tani po kërkon një zgjidhje që mund jetë huazimi në një ekip të tretë.

De Jong ka luajtur vetëm shtatë ndeshje për Barcelonën dhe ka shënuar vetëm një gol.

Nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje të plotë dhe performanca e tij sa herë kë zbritur në fushë ka rezultuar mjaft e dobët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco