Juventusi kërkon prishjen e kontratës me Aaron Ramsey

Juventusi kërkon prishjen e kontratës me Aaron Ramsey

21:19, 08/11/2021

Juventusi siguroi me parametra zero shërbimet e Aaron Ramsey në verën e vitit 2019, por mesfushori uellsian nuk ia ka dalë të lërë shenjën e tij te rekordmenët e futbollit italian.

Asnjëherë titullar fiks dhe plot 13 dëmtime gjatë aventurës si bardhezi.

Kontrata i përfundon në vitin 2023, por vështirë të respektohet deri në fund.

Mediet italiane raportojnë se drejtuesit e “Zonjës” po punojnë për të lënë të lirë 30-vjeçarin në merkaton e janarit.

Juventusi shpreson të lirohet nga Ramsey, por i vetmi problem është gjetja e një akordi me agjentin e lojtarit, i cili kërkon një dëmshpërblim financiar për të prishur kontratën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco