Reali planifikon shitjen e futbollistëve, ja kush do largohet nga klubi spanjoll

Reali planifikon shitjen e futbollistëve, ja kush do largohet nga klubi spanjoll

20:55, 08/11/2021

Real Madrid do kursejë mbi 100 milionë euro duke larguar, Gareth Bale, Eden Hazard, Isco dhe Marcelo vitin e ardhshëm.

Luka Jovic dhe Jesus Vallejo gjithashtu mund të largohen pasi Reali kërkon të mbledhë fonde shtesë për yllin e Paris Saint-Germain Kylian Mbappe.

Ndonëse ylli francez mund të transferohet me parametra zero tek ekipi madrilen pasi mbetet pa kontratë nga klubi i tanishëm në verën e ardhshme, kërkesa e pagës javore nga francezi mund të ketë koston e madhe, që do të bënte që skuadra madrilene do të duhet të përgatitet për një mega-kontratë për 22-vjeçarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco