Shevçenko debuton si trajner në Serie A kundër Murinjos

Shevçenko debuton si trajner në Serie A kundër Murinjos

20:25, 08/11/2021

Andri Shevçenko do të nisë një aventurë të re si trajner, por ndryshe nga vitet e arta me Milanin, ukrainasi do të jetë në rolin e trajnerit.

45-vjeçari pasi shkroi historinë me Ukrainën në Kampionatin Europian, u largua pas pesë vitesh për motive që ende nuk i ka bërë të ditura.

Por surpriza e vërtetë erdhi në momentin që Xhenoa kërkoi shërbimet e legjendës ukrainase, ndërsa vetëm pak ditë më pas çdo gjë u finalizua duke rikthyer dhe një herë Shevën në Itali.

Pasditen e sotme, 45-vjeçari ka zbarkuar në Itali ku ka vizituar klubin e tij të ardhshëm.

E veçanta është se Shevçenko do të debutojë në stolin e Xhenoas në datën 21 nëntor, në sfidën me Romën, ku përballë do të ketë Jose Murinjon.

Nga njëra anë do të jetë një ekip i karikuar me trajner të ri që ka fituar “Topin e Artë’’ në karrierë, ndërsa në krahun tjetër do të jetë Roma e Murinjos që po kalon një krizë rezultatet dhe kërkon medoemos kthesën në Serinë A. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco