La Liga/ Atletico e Madridit ndalet nga një 21-vjeçar

La Liga/ Atletico e Madridit ndalet nga një 21-vjeçar

18:54, 07/11/2021

Valencia dhe Atletico Madrid kanë ndarë nga një pikë në një ndeshje spektakolare ku u shënuan 6 gola.

Skuadra e Simeones kaloi e para në avantazh me anë të Luis Suarez në minutën e 35-të të takimit.

Me të nisur pjesa e dytë, Valencia barazoi shifrat me anë të një autogoli të shkaktuar nga Saviç.

Por përgjigja e “Los Colchoneros” nuk vonoi, duke shënuar dy herë më Grizman e Vërsalko në harkun kohor të 4 minutave.

Teksa ndeshja po shkonte drejt një fitoreje për Atletikon, sulmuesi 21-vjeçar Hugo Duro i futur në fushë vetëm 5 minuta më parë, ngushton diferencën në 2-3 duke ndezur stadiumin “Mestaja”.

Në minutën e fundit, sërish Duro i prishi festën skuadrës së Simeones, duke bërë heroin në këtë takim.

Me këtë pikë, Atletiko renditet në vendin e 4-t në kuotën e 23 pikëve, duke bërë një hap fals sa i përket garës për kreun e La Liga-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco