VIDEO/ Venecia fiton me përmbysje dhe zhyt në krizë të thellë Romën

VIDEO/ Venecia fiton me përmbysje dhe zhyt në krizë të thellë Romën

15:07, 07/11/2021

Në “Stadio Pierluigi Penzo”, Venecia (17, 9 pikë) priti AS Romën (5, 19 pikë) këtë të diel në kuadër të javës së 12-të të Serisë A.

 Pas tre ndeshjeve të pasuksesshme, të promovuarve u duhej të rikuperonin ndërsa skuadra e Jose Mourinhos , vinte nga barazimi 2-2 me Bodo / Glimt (2-2) në Ligën e Evropës.

Në minutën e 3-të, Caldara kaloi në avantazh vendasit, por Shomurodov (43) dhe Abraham (45 + 2) përmbysën rezultatin.

Megjithatë, në pjesën e dytë, verdhekuqtë u dorëzuan totalisht, pasi Arancu nga pika e bardhë e penalltisë (65) dhe Okereke (74) i dhuruan fitoren lagunarëve. Me këtë sukses, Venecia ngjitet përkohësisht në vendin e 14-të, ndërsa Roma mbetet në vendin e 5-të dhe të shqetësuar.

7 ndeshjet e fundit të Romës:

- Venecia 3-2 Roma

- Roma 2-2 Bodo / Glimt

- Roma 1-2 Milan

- Cagliari 1-2 Roma

- Roma 0-0 Napoli

- Bodo / Glimt 6-1 Roma

- Juventus 1-0 Roma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco