Zyrtare/ Andriy Shevchenko bëhet trajner i klubit më të vjetër në Itali

Zyrtare/ Andriy Shevchenko bëhet trajner i klubit më të vjetër në Itali

14:15, 07/11/2021

Tani është zyrtare, Andriy Shevchenko është trajneri i ri i Genoas. Lajmin është publikuar nga vetë klubi italian në faqen zyrtare, ku bën me dije se ish-trajneri i Kombëtares së Ukrainës, ka nënshkruar për tri vite e gjysmë me ta.

“Klubi i Genoa-s njofton se Andriy Shevchenko ka arritur marrëveshjen me 777 Partners dhe do të drejtojë “Grifone” deri më 30 qershor 2024. Si futbollist, Shevchenko fitoi, ndër të tjera, Topin e Artë në 2004 dhe Ligën e Kampionëve në 2003. Ndërsa, në karrierën e tij si trajner udhëhoqi kombëtaren e Ukrainës nga korriku 2016, e deri tek vendosja e rekordit historik në tetë skuadrat më të mira të Evropës në Euro2020.

Genoa CFC dhe 777 Partners mirëpresin ngrohtësisht Z. Shevchenko dhe i urojnë atij një punë të frytshme në krye të klubit më të vjetër në Itali.”

Të tetëmbëdhjetët në Serie A, klubi italian shkarkoi Davide Ballardinin këtë të shtunë, një ditë pas barazimit me Empolin (2-2). Tashmë, Andriy Shevchenko, ka detyrën e vështirë të “nxjerr” ekipin nga zona e nxehtë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco