Cikalleshi i përgjigjet me gol Rejas, sulmuesi kuqezi tund rrjetën në Turqi

Cikalleshi i përgjigjet me gol Rejas, sulmuesi kuqezi tund rrjetën në Turqi

12:40, 07/11/2021

Konyaspor po fiton me rezultatin 1-0 ndaj Goztepe në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superligës turke.

Golin për “Shqiponjat e Anadollit” e shënoi sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi në minutën e 25-të të takimit.

Guler merr topin nga e djathta dhe pasi shmang një prej mbrojtësve kundërshtar, e dërgon sferën në shtyllën e dytë, aty ku gjen Cikalleshin, i cili nuk gabon dhe e dërgon në rrjetë. Ky gol vjen para Kombëtares dhe Cikalleshi mbyll “thatësirën” e ndeshjeve të fundit.

Nëse pjesa e mbetur e takimit përfundon me këtë rezultat, Konyaspor ngjitet në vendin e tretë në tabelë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco