Superiore/ Katër skuadra zbresin në fushë, mësoni sfidat interesante të ditës së sotme

Superiore/ Katër skuadra zbresin në fushë, mësoni sfidat interesante të ditës së sotme

11:27, 07/11/2021

Java e tetë e Superiores vijon ditën e sotme me dy duele mjaft interesante, të cilat do të luhen te dyja në orën 13:45.

Në Kamëz, Kastrioti sfidon Partizanin, ndërsa Laçi përballet me Teutën.

“Të kuqtë” ende nuk e ka provuar shijen e fitores, por në këtë takim pavarësisht se vuajnë edhe nga mungesat, do tentojë të thyejnë krutanët, që nga ana tjetër do gjithashtu vetëm tre pikët.

Pas fitores së djeshme të Tiranës në derbin kundër Dinamos, Teuta vihet në presion për rezultat.

Durrsakët, pas hapit fals me Kastriotin në “Loro Boriçi”, duhet të reagojnë në një transfertë të vështirë kundër Lacit. Bardhezinjtë, që tani drejtohen nga Mirel Josa, vijnë me moralin e lartë.

Pas triumfit në dy ndeshjet e fundit ata kërkojnë një tjetër trepikësh për t’u ngjitur në tabelën e klasifikimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco