Mancini me dhimbje koke, Italia me dy mungesa të rëndësishme kundër Zvicrës

Mancini me dhimbje koke, Italia me dy mungesa të rëndësishme kundër Zvicrës

11:03, 07/11/2021

Italia përballet pas pak ditësh me Zvicrën në kualifikueset e Botërorit në Katar.

Kampionët në fuqi të Europës ndajnë vendin e parë në grupin C me 14 pikë, po aq sa kanë edhe Shaqiri e Xhaka me shokë.

Mirëpo, para kësaj sfide të rëndësishme, trajneri i azurrëve Roberto Mancini ka marrë lajme të këqija nga infermieria.

Dyshja e qendrës së mbrojtjes, Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci nuk do të jenë në dispozicion, pasi kanë pësuar lëndime në sfidën e djeshme mes Juventusit dhe Fiorentinës.

Dy qendërmbrojtësit patën probleme muskulore, duke u detyruar të largohen më herët nga fusha e blertë. Ata do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Mancinit, do të kryejnë testet mjekësore në Koverciano dhe më pas do të rikthehen në shtëpi.

Takimi do luhet më 12 nëntor në stadiumin “Olimpico” të Romës, teksa Italia udhëton tre ditë më pas drejt Irlandës së Veriut.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco