Derbi i titullit? Milan - Inter, sfida që premton mjafft spektakël

Derbi i titullit? Milan - Inter, sfida që premton mjafft spektakël

09:43, 07/11/2021

Më në fund ka ardhur dita e derbit të Milanos. Milani dhe Interi janë gati të luajnë një sfidë që premton të jetë shumë e ndezur në tribuna (falë 57 mijë tifozëve të pranishëm në “San Siro”) dhe shumë të ekuilibruar në fushë. Të dyja janë skuadra duken, në fakt, të njëjta, megjithëse janë të ndryshme nga njëra-tjetra.

4-2-3-1 dinamik i Stefano Piolit, gjithë intensitet dhe shkëmbime të shpejta, kundër 3-5-2 të konsoliduar të Simone Inzaghit, i mësuar me lojën vertikale dhe i bazuar tek loja fizike e individëve.

Dy filozofi të ndryshme, por të dyja janë bërë për fitore përmes lojës së bukur. Prandaj, presim një derbi që është i bukur për t'u parë dhe plot përplasje individuale dhe veprime kolektive, të shoqëruara nga një publik që pritet të jetë mjaft i zjarrtë.

Është ndeshja më e mirë që mund të na ofrojë Seria A këtë sezon. Kampionati është shumë i gjatë, por një +10 e mundshme e Milanit ndaj Interit ose një -4 e mundshme e Interit ndaj Milanit sigurisht që do të ndryshonte inercinë e situatës. A do të jetë arratisja e parë e kuqezinjve apo rikthimi i parë i zikaltërve? Mbetet për t’u parë...

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco