Ancelotti i lumtur me ‘fitoren e merituar’ ndaj Vallecanos

Ancelotti i lumtur me ‘fitoren e merituar’ ndaj Vallecanos

00:04, 07/11/2021

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ishte i kënaqur me fitoren 2-1 të ekipit të tij ndaj Rayo Vallecanos, fitore e cila i ngriti në krye të tabelës në La Liga.

Real Madridi arriti të fitojë falë golave të Toni Kroos dhe Karim Benzema gjatë pjesës së parë, pasi goli i Radamel Falcaos nuk rrezikoi fitoren.

 

Por, pavarësisht nga një fund nervoz i lojës, Ancelotti këmbënguli se skuadra e tij meritonte të merre tri pikët.

“Tre pikët që kemi marrë janë të merituara”, ka thënë fillimisht Ancelotti për El Chiringuito TV pas ndeshjes.

“Sonte luajtëm shumë mirë, jam shumë i lumtur me rezultatin përfundimtar”.

“Po, ne vuajmë në lojë. Por është normale të vuash në futboll, apo jo?”, përfundoi trajneri italian.

Real Madridi tani ka dy pikë epërsi ndaj liderëve të mëparshëm Real Sociedadit në krye të La Ligas.

Megjithatë, skuadra baske do të rimarrë vendin e parë gjatë pushimit ndërkombëtar nëse ata fitojnë nesër (e diel) ndaj Osasunas. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco