Ndalet Chelsea, Burnley merr një pikë të artë në ‘Stamford Bridge’

Ndalet Chelsea, Burnley merr një pikë të artë në ‘Stamford Bridge’

18:03, 06/11/2021

Chelsea ka barazuar me Burnleyn me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë solli shumë raste, por vetëm një gol, me londinezët që kishin më shumë nga loja.

Chelsea në 10 minutat e para kishte shumë raste me Callum Hudson Odoi dy herë, Recce James, pastaj edhe me Andreas Christensen dhe Jorghino, por asnjëri nuk ishte i saktë.

Edhe në minutat në vijim rastet nuk munguan, ndërsa vendasit u bën të gjallë në minutën e 21-të, kur rrezikuan me Maxwell Cornet, pot ky i fundit nuk ishte i saktë.

Goli i vetëm në këtë pjesën lojë erdhi në minutën e 33-të. Kur harkimit të James iu përgjigj me kokë Kai Havertz për 1-0.

Edhe kur filloi pjesa e dytë londinezët kishin dy raste me Thagio Silvan (50’) dhe Haverzt (53’), por që nuk arritën të shënonin.

Ritmi i ndeshjes ra për disa minuta, derisa ishte Burnley që filloi  të luajë më mirë.

Kjo dha sukses, pasi që në minutën e 80-të arritën barazimin (1-1) me anë të Matei Vydra.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë.

Chelsea mbetet lider me 26 pikë, tri më shumë se Manchester City.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco