Futbollisti i Manchester Cityt luan dy ndeshje për një ditë

Futbollisti i Manchester Cityt luan dy ndeshje për një ditë

15:44, 19/10/2021

Një rast i rrallë i ka ndodhur futbollistit të Manchester Cityt Cole Palmer.

19 vjeçari luajti dy ndeshje brenda një dite.

Ai u aktivizua kundër Burnley, ku “qytetarët” po fitonin me rezultat 2:0.

Pas kësaj, Palmer ka udhëtuar drejt stadiumit të Akademisë, ku ka luajtur një ndeshje tjetër.

Këtu ekipi i tij fitoi me rezultat 5:0 dhe futbollisti shënoi hat-trick.

Cole Palmer, u shpreh tejet i kënaqur me këtë situatë,raporton manchestereveningnews.

“Të luash me ekipin e parë në orën tre, pastaj të udhëtosh drejt Stadiumit të Akademisë dhe të shënosh një tregolësh dhe tre pikë të tjera, është mrekulli. Unë pashë që skuadra e të rinjve do të luante në orën 19:30 pasdite dhe ekipi i parë ishte në orën 3 Kështu, mendova se nëse nuk luaj 30 minuta ndaj Bërnlejt, mund të udhëtoja për te ekipi i akademisë”.

“Unë jam duke bërë atë që dua. Nuk mund të ankohem. Është e vështirë të mbash përqendrimin dhe të ruash energjinë gjatë gjithë ditës, por përveç kësaj, më pëlqeu. Unë përpiqem të argëtohem dhe të gëzoj tifozët me golat e mia”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco