Gasperini vajton lëndimin e Gjimshitit me Shqipërinë

Gasperini vajton lëndimin e Gjimshitit me Shqipërinë

09:20, 17/10/2021

Berat Gjimshiti ka pësuar lëndim me Kombëtaren e Shqipërisë në sfidën ndaj Hungarisë.

Mbrojtësi shqiptar e theu dorën dhe tanimë i është nënshtruar një operimi ku ka pasur sukses.

Megjithatë reprezentuesi shqiptar do të mbetet jashtë fushave për 30 ditë para se të rikthehet të luaj për Atalantën.

Trajneri italian i Atalantës, Gian Piero Gasperini ka folur për lëndimin e Gjimshitit duke thënë se nuk i duhej fare skuadrës ky lëndim.

“Kush kishte sukses me Kombëtaren u kthyer i kënaqur, kush nuk luajti, më pak”.

“Por është gjithmonë një kënaqësi e madhe për lojtarët, ftesa në kombëtare është një vlerësim i madh”.

“Gjatë javës erdhën pak a shumë të gjithë lojtarët, për fat të keq erdhi edhe ky dëmtim i Gjimshitit. E rinisim me një tur force prej shtatë ndeshjesh, duke filluar me atë ndaj Empolit që është gjithmonë një fushë e vështirë”, deklaroi Gasperini. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco