Top ligat evropiane, ja cilat ndeshje luhen sot

Top ligat evropiane, ja cilat ndeshje luhen sot

09:35, 16/10/2021

Pas ndeshjeve të Kombëtareve janë rikthyer në aksion ligat elitare të futbollit.

Në top pesë ligat kryesore evropiane sot do të luhet disa ndeshje tejet interesante, shkruan lajmi.net.

Ndeshja e parë në program për ditën e sotme është ajo mes Watfordit dhe Liverpoolit që hap xhiron e tetë në Premier Ligë dhe luhet nga ora 13:30.

Ndërsa nga ora 16:00, Leicesteri ballafaqohet me Man Utd, kurse Man City e pret në shtëpi Burnleyn

Në Gjermani vëmendja do të jetë tek dueli Borussia Dortmund-Mainz nga ora 15:30.

Serie A do ta ketë derbin Lazio-Inter me fillim nga ora 18:00, kurse Milan-Verona luhet në mbrëmje 20:45.

Në Francë vëmendja do të jetë tek Lyon-Moncaco që nis nga ora 21:00.

Këto janë të gjitha ndeshjet që luhen ditën e sotme në top pesë ligat evropiane. /Lajmi.net/

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco