VIDEO/ Tensionohet situata para sfidës me Poloninë, plas sherri mes tifozëve shqiptarë dhe atyre polak

VIDEO/ Tensionohet situata para sfidës me Poloninë, plas sherri mes tifozëve shqiptarë dhe atyre polak

19:16, 12/10/2021

 Pak orë para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Poloni, tifozë të dyja palëve janë bërë protagonistë të një sherri në sheshin ‘’Nënë Tereza’’.

Nga pamjet shikohet se si të dyja palët kanë formuar një grumbull të madh, ndërsa tifozë të tjerë shohin me vëmendje se çfarë po ndodh.

E menjëhershme ishte ndërhyrja e forcave të rendit që kanë neutralizuar sherrin duke shuar menjëherë gjithçka.

Në stadium do të jenë zyrtarisht 750 tifozë polakë të cilët do të jenë të vendosur mbas porte, dhe sipër tyre do të jetë tifogrupi ‘’Plisat’’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco