Barcelona mbërthen talentet e reja, mesfushori drejt rinovimit të kontratës

Barcelona mbërthen talentet e reja, mesfushori drejt rinovimit të kontratës

16:17, 11/10/2021

Barcelona po mendon rinovimet e kontratave me disa futbollistë të rinj që po konsiderohen me potencial mjaft të madh për të ardhmen.

Klubi spanjoll është duke menduar t’i ofrojë kontratë të re mesfushorit 17-vjeçar, Gavit.

Sipas, Fabrizio Romanos, Barcelona do të përparojë në bisedimet me kampin e Gavit në javët e ardhshme për të zgjatur kontratën e tij.

Spanjollit pritet t’i ofrohet kontratë pesë-vjeçare me rritje page nga sezoni në sezon, thekson Romano.

Ai nuk është i vetmi në listën e rinovimeve, pasi që në listë ndodhen edhe Ansu Fati, Pedri, Araújo dhe Dembélé.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco