Reja: Sulmuesit bëhen mbrojtës kur e kërkon situata, ndaj Polonisë duhet përqendrim

Reja: Sulmuesit bëhen mbrojtës kur e kërkon situata, ndaj Polonisë duhet përqendrim

13:55, 11/10/2021

Fokusi ynë do të jetë që të kemi një përqendrim sa më të lartë sepse në këtë ndeshje duhen minimizuar në maksimum gabimet.

Ideja jonë është që të kemi një skuadër që punon kompakt në mënyrë që edhe sulmuesit të bëjnë detyra mbrojtëse kur të jetë nevoja.

Loja e ka treguar që kishim të drejtë sepse kemi marrë rezultate të mira dhe shpresëdhënëse edhe pse kemi shumë për të përmirësuar.

Polonia ka lojtarë shumë të rëndësishme që luajnë në ekipet më të mira të Europëse dhe një nga ato është Lewandowski.

Reja u shpreh edhe për aktivizimin e lojtarëve gjatë ndeshjeve të eliminatoreve që ka zhvilluar kombëtarja.

Duhet të kesh iniciativë për lojën, por edhe kjo varet nga rivali që kë përballë.

Për mua është ë rëndësishme që lojtarët të mbajnë kontrollin e lojës pasi ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë, të gjithë 24 lojtarët janë aktivizuar në të gjitha ndeshjet eliminatore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco