Arrigo Sacchi: Vërshëllimat ndaj Donnarummas?! Tradhtia paguhet

Arrigo Sacchi: Vërshëllimat ndaj Donnarummas?! Tradhtia paguhet

11:18, 11/10/2021

Arrigo Sacchi thekson se njerëzit nuk duhet të habiten me tifozët e Milanit që tallen me Gianluigi Donnarummën, kur e shikojnë atë të luajë me Italinë.

Për herë të parë që u rikthye në San Siro pas nënshkrimit me PSG-në duke përfaqësuar Italinë kundër Spanjës.

Donnarumma u ofendua nga tifozët e Milanit të pranishëm në stadium, që shkaktoi një reagim të madh.

“Unë kurrë nuk kam tallur askënd në jetën time, por ndonjëherë njerëzit shkojnë duke kërkuar këto fyerje. Mesa duket me Donnarummën pati një tradhti. Në futboll dhe në jetën e përditshme, tradhtia duhet të paguhet” shprehej Sacchi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco