Pas humbjes nga Suedia, 'Dardanët' stërviten nëpër shi para lojës me Gjeorgjinë (Video)

Pas humbjes nga Suedia, 'Dardanët' stërviten nëpër shi para lojës me Gjeorgjinë (Video)

19:23, 10/10/2021

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me stërvitje para ndeshjes së radhës kundër Gjeorgjisë, që zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas FFK-së, stërvitja u zhvillua në fushën e Kompleksit të FFK-së në Hajvali nën reshjet e shiut, derisa të pranishëm ishin futbollistët që nuk luajtën dhe ata që u inkuadruan si zëvendësues në ndeshjen e mbrëmshme kundër Suedisë. 

Ndërkaq, pjesa tjetër e futbollistëve kanë bërë rigjenerim me ushtrime fitnesi në hotel ‘Emerald’. 

"Ndonëse të zhgënjyer nga humbja e pësuar në Stokholm, djelmoshat e kombëtares tashmë janë të përqendruar në ndeshjen e radhës, me synimin për paraqitje sa më të mirë para tifozëve dardanë dhe për të arritur fitoren e dytë në këtë cikël kualifikues. Nesër, Dardanët, të kompletuar, do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 16:30.", theksohet në njoftim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco