Ka shënuar 200 gola në ‘La Liga’, Benzema nderohet nga Perez

Ka shënuar 200 gola në ‘La Liga’, Benzema nderohet nga Perez

12:12, 23/09/2021

Francezi me një “dygolësh” të radhës mbrëmë ndaj Mallorcas arriti në shifrën e 200 golave me Real Madridin në La Liga, duke u bërë lojtari i 10-të që e arrin këtë shifër në histori të kompeticionit.

33-vjeçari e ka arritur këtë shifër në 389 paraqitje të zhvilluara me klubin madrilen.

Në total, Benzema ka 287 gola në të gjitha garat me Real Madridin, në 566 paraqitje, dhe është katër gola larg për tu bërë golashënuesi i katërt më i mirë në histori të klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco