Gjesti i madh nga Klopp, i shkruajti letër motivuese tifozit të Liverpoolit me kancer

Gjesti i madh nga Klopp, i shkruajti letër motivuese tifozit të Liverpoolit me kancer

20:45, 21/09/2021

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e tregon mirësinë e tij brenda dhe jashtës fushës. Tifozët e duan atë për këtë. Ai i ka surprizuar shpesh me mesazhe personale.

Kohët e fundit, ai i shkruajti një letër një tifozi të “Reds” i cili ishte i sëmurë rëndë me kancer, për ta inkurajuar atë. Andy, vëllai i tifozit të Liverpoolt Chris, postoi letrën prekëse në Twitter një ditë pas vdekjes së tij.

Në postim Andy shkruajti: 

“Vëllai im e mori këtë letër nga Jurgen Klopp gjatë trajtimit të tij për kancerin. Çfarë zotërie.” Mesazhi nga trajneri i “Reds” sigurisht që i dha forcë Chris për të vazhduar luftën, por në fund ai nuk ia doli. Tifozët e Liverpool morën pjesë në rrjetet sociale dhe mbjajtën zi për vëllain e Andy-t.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco