Dueli për Superkupën e Shqipërisë: Teuta - Vllaznia, Martini dhe Brdariç zgjedhin titullarët

Dueli për Superkupën e Shqipërisë: Teuta - Vllaznia, Martini dhe Brdariç zgjedhin titullarët

18:31, 28/08/2021

Sonte, Teuta, fituese kampionatit, përballet me fituesin e Kupës, Vllazninë, në “Elbasan Arena”,  për finalen e Superkupës së Shqipërisë.

Të dyja skuadrat kërkojnë ta nisin mbarë sezonin e ri, dhe një trofe i fituar do të ishte mënyra e duhur për ta bërë këtë.

Statistikat tregojnë se në 4 ndeshjet e fundit, gjithçka ka qenë pothuaj e barabartë ku 1 fitore ka shkuar për Vllazninë, 1 për Teutën dhe 2 kanë qenë barazime.

FORMACIONET ZYRTARE

Teuta: Qirko, Todorovksi, Ivanoviç, Selmani, Xhekson, Aleksi, Daja, Kallaku, Vila, Plaku, Gjorgjiev. Trajner: Edi Martini.

 

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Dianje, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Heriç, Kruja, Latifi, Gjurgjevikj. Trajner: Thomas Brdariç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco