VIDEO/ I ngelet veç emri, tifozët e Arsenalit festojnë të dëshpëruar, golin kundër ekipit të tyre

VIDEO/ I ngelet veç emri, tifozët e Arsenalit festojnë të dëshpëruar, golin kundër ekipit të tyre

18:15, 28/08/2021

Tifozët e Arsenalit të Londrës festuan golin e skuadrës kundërshtare në ndeshjen kundër Manchester City, duke treguar kështu më së miri situatën që mbizotëron në klubin londinez.

Pas 45 minutave të para, Arsenali po humbiste me rezultatin 3-0 ekipit kundër ekipit të Guardiolës. Për më tepër “Topçinjtë” luanin me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Granit Xhakës në minutën e 37-të.

Sikur të mos mjaftonin 3 golat e pësuar, Rodri ndëshkoi sërish Arsenal, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 4-0.

Të mërzitur nga rezultatit zhgënjyes i skuadrës së tyre, tifozët miq nga Londra me ironi festuan golin e shënuar nga City.

Mediat angleze shkruajnë se tifozët e “Topçinjëve” vendosën për këtë veprim , me siguri duke dashur t'i thonë trajnerit Mikel Arteta të largohet nga klubi, por nuk ka dyshim se vizita e tyre në Etihad sot është një ditë tjetër për t’u harruar dhe një tregues se Arsenali qartë nuk është më top-klub në Angli.

City arriti të shënojë edhe një gol tjetër me anë të Torres, dhe mund të thuhet lirisht se Arsenali mund të kishte pësuar më tepër se pesë gola në këtë ndeshje.

Tre humbje në tre ndeshjet e para është fillimi më i keq i Arsenalit që nga viti 1954.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco