Finalja e Superkupës së Shqipërisë/ Teuta - Vllaznia, ja kush do të jetë arbitër i sfidës

Finalja e Superkupës së Shqipërisë/ Teuta - Vllaznia, ja kush do të jetë arbitër i sfidës

16:20, 28/08/2021

Në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të luhet finalja e Superkupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Vllaznisë.

Një sfidë mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat, të cilat do të kërkojnë ngritjen e trofeut.

Mirëpo sektori i gjykimit në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk ka caktuar për këtë sfidë një arbitër të FIFA-s.

Ndeshja do të drejtohet nga arbitri me përvojë Kridens.

Asistente të tij do të jenë sërish dy arbitra të kolegjiumit të Tiranës, Rejdi Avdo dhe Dojando Myftari, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.

Pritet që në këtë ndeshje të funksionojë edhe sistemi VAR i cili do të eliminojë në maksimum gabimet që mund të bëjnë arbitrat në fushën e lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco