Superkupa e Shqipërisë/ Aplikohet për herë të parë sistemi VAR

Superkupa e Shqipërisë/ Aplikohet për herë të parë sistemi VAR

14:44, 28/08/2021

Teuta-Vllaznia, është ndeshja e parë zyrtare ku do të aplikohet sistemi VAR në Shqipëri. Kampionët aktual të Superioriores dhe fituesit e Kupës së Shqipërisë, do të përballen në orën 19:00, në “Elbasan Arena”, teksa do të synojnë trofeun e Superkupës, duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë përballje.

Ky takim i është besuar gjyqtarit Kridens Metës, i cili do të ndihmohet nga dy asistentët e FIFA-s, Rejdi Avdo dhe Dojando Myftari. Teksa arbitër i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.

Në VAR do të jetë Enea Jorgji, ndërkohë që asistent VAR-i është caktuar Denis Rexha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco