Si vullkani Islandez prishi planet e Lewandowskit për tu transferuar te Balckburn Rovers

Si vullkani Islandez prishi planet e Lewandowskit për tu transferuar te Balckburn Rovers

10:42, 28/08/2021

ANGLI– Merkato në vitet e fundit është e mbushur me surpriza, por edhe me marrëveshje që janë pezulluar për arsye absurde.Një nga ato më të bujshmet, ka të bëjë me deklaratat e Sam Allardyce i cili tregon se si, në kohën kur ai ishte trajner i Blackburn Rovers, njëfarë Robert Leëandoëski i shpëtoi atij vetëm në minutat e fundit.Marrëveshja u ngrit në tym, në kuptimin e plotë të fjalës. I gjithë faji ishte i … një vullkani islandez.

2010 – Ishte pranvera e 2010 dhe sulmuesi polak erdhi nga dy sezone të jashtëzakonshme me fanellën e Lech Poznan. Një nga skautët të skuadrës së Blackburn takon Allardyce dhe i tregon atij për talentin e një djali të parë në Poloni që duket se është nga një planet tjetër. Marrëveshje e realizushme: 8 milionë euro të mjaftueshme. Duket e kryer por … kurrë mos thuaj kurrë.

Allardyce shpjegoi për TalkSport për ca kohë se si shkuan gjërat: “Unë shkova me vëzhguesin tim kryesor Martyn Glover dhe ishte një udhëtim i mrekullueshëm. Ne ishim vërtet të impresionuar nga cilësitë e lojtarit, presidenti më pas e gjeti marrëveshjen për 8 milion euro dhe Lewa duhet të merrte aeroplanin e parë për të fluturuar për në Angli, por nuk ishte kaq e thjeshtë.

FLUTURIMI-Në atë pranverë të mallkuar për tifozët e Blackburn, linjat ajrore hasën mjaft probleme për shkak të shpërthimit të vullkanit Eyjafjöll të Islandës. Avionët e kishin të pamundur të ngrihen për në Angli.

Kështu Lewandowski, gjen një marrëveshje me … fqinjët e Dortmundit. “Reja e hirit e lindur në Islandë ndaloi të gjitha fluturimet kështu që ai nuk mund të hipte në aeroplan. Ne e prisnim atë në aeroportin e Manchesterit. Pastaj një javë ose dy më vonë ai nënshkroi për Borussia.”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco